Sekreti për të hequr qafe aromën e hudhrës

A keni ngrënë hudhër dhe goja juaj ka mbajtur erë të fortë? Ekziston një mënyrë “sekrete” për ta zhdukur atë aromë të keqe, por edhe të sikletshme.

Era e keqe e gojës shkaktohet nga komponimet e squfurit në hudhër. Meqenëse trupat tanë nuk mund t’i zbërthejnë komponimet e squfurit, ato eliminohen nëpërmjet frymëmarrjes dhe djersës.

Mënyra më e mirë për t’u çliruar nga era e keqe e gojës në këtë rast është të hani një mollë, sipas një studimi nga Universiteti Shtetëror i Ohajos.

Studiuesit shqyrtuan se si ushqime të ndryshme ndikuan në nivelet e komponimeve të squfurit pas konsumimit të hudhrës së papërpunuar dhe u tregua se molla neutralizoi erën në mënyrë më efektive krahasuar me ushqimet e tjera të testuara.

Studiuesit besojnë se një enzimë e pranishme në mollë reagon me përbërësit e hudhrës, duke i zbërthyer ato dhe duke parandaluar erën e keqe të gojës.

Çaji jeshil, spinaqi, majdanozi dhe menteja e freskët duket se neutralizojnë erën e hudhrës deri në një farë mase, ndoshta sepse përmbajnë polifenole, substanca që zbërthejnë gjithashtu komponimet e squfurit.

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?