Kush e rekomandoi testimin? OBSH përmend vetëm rregullimin e profesioneve

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka deklaruar se rekomandimet për realizimin e testimit të mjekëve dhe të infermierëve e ka marrë nga OBSH-ja. Por çfarë rekomandimi konkret ka dhënë OBSH dhe çfarë do të mbështesë konkretisht OBSH në këtë nismë? E pyetur nga “Shëndet+” nëse është OBSH-ja që e ka rekomanduar një gjë të tillë, Ledia Lazeri, shefe e Zyrës së OBSH-së në Tiranë, nuk e përmend fare testimin në përgjigjen e saj.

OBSH“Organizata Botërore e Shëndetësisë do të asistojë Ministrinë e Shëndetësisë nëpërmjet mbështetjes së një dialogu me partnerët vendas për përcaktimin e procesit që do të përmirësojë rregullimin e profesioneve shëndetësore në Shqipëri, në mënyrë që të sigurohet që praktika profesionale është e përditësuar, që ajo përmirëson rezultatet e kujdesit ndaj pacientit dhe po ashtu, në mënyrë që të rritet besimi i publikut te profesionet shëndetësore”, shprehet Lazeri për “Shëndet+”, duke përmendur në përgjigjen e saj thjesht rregullimin e profesioneve dhe, për më tepër, duke theksuar mbështjen e një dialogu me partnerët vendas për përcaktimin e këtij procesi (Ministria nuk është konsultuar me palët e interesit për testimin).

E pyetur lidhur me bazën e kësaj asistence, Lazeri thotë se “vende të ndryshme i qasen këtij procesi në mënyra të ndryshme. OBSH do të mund të sjellë përvojat/praktikat e vendeve të ndryshme që kështu të mund të asistohet në rishikimin e kontekstit specifik shqiptar për hartimin e rekomandimeve përgjatë këtij procesi”.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim