Si lidhet shëndeti ynë mendor me ëndrrat e çuditshme që shohim?

Shumë herë zgjohemi në mes të natës nga një ëndërr e çuditshme që ose na frikëson ose na shqetëson, duke na lënë të pyesim veten pse e pamë dhe çfarë po na ndodh.

Mund të ëndërrojmë sikur po vrapojmë lakuriq nëpër rrugë dhe të ndihemi të turpëruar, ose madje mund të shohim sikur kemi vrarë dikë dhe kjo na shkakton frikë për aktin tonë të shëmtuar.

Por çfarë na bën të shohim ëndrra të çuditshme apo edhe makthe?

Edhe pse mekanizmat e saktë që qëndrojnë pas ëndrrave nuk kuptohen plotësisht, besohet gjerësisht se ëndrrat shërbejnë si një mjet për të konsoliduar kujtesën.

Ky parim bazohej te terapistja dhe ekspertja e ëndrrave, Leslie Ellis, Ph.D., e cila beson se ëndrrat vijnë nga “një kombinim i emocioneve tona, mjedisit tonë dhe, në një farë mase, gjërave që hasëm gjatë ditës”.

Pra, mund të jemi ndikuar nga një film që kemi parë, një lajm që kemi lexuar, një lajm që kemi dëgjuar ose një ngjarje që kemi përjetuar gjatë ditës dhe këto janë pikërisht ato që ushqejnë ëndrrat tona.

Prandaj, të gjitha këto ndikojnë në nënndërgjegjen tonë dhe bëjnë që truri ynë të krijojë ëndrra që i shohim herën tjetër që flemë.

Megjithatë, të shohësh një ëndërr të çuditshme ose të çmendur nuk është diçka negative, siç shpjegon Leslie Ellis, por përkundrazi, në fakt është diçka që ka një shenjë pozitive. Nëse mesazhi është vërtet i rëndësishëm, ëndrrat tona pëlqejnë ta bëjnë atë të paharrueshëm duke shtuar intensitet dhe detaje të çuditshme.

Por në përgjithësi, të shohësh ëndrra të çmendura është një shenjë e mirë. Ëndrrat që lidhen me ankthin kanë tendencë të jenë kopje të afërta të jetës reale, dhe sa më shumë ëndrra të devijojnë nga realiteti, aq më mirë. Pra, nëse e shihni veten duke qenë në ankth në ëndrrën tuaj, ka shumë të ngjarë që po përjetoni ankth në jetën tuaj reale, gjë që reflektohet në gjumin tuaj.

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?