Kina zhvillon humanoidin e parë që mund të lindë fëmijë të gjallë

Një risi që duket si e dalë nga filmat fantastiko–shkencorë po bëhet realitet në Kinë. Shkencëtarët atje po zhvillojnë robotin e parë humanoid në botë që mund të mbajë një fëmijë gjatë gjithë shtatzënisë dhe ta lindë atë.


Roboti do të pajiset me një mitër artificiale që furnizohet përmes një sistemi ushqyes, dhe pritet që prototipi i parë të prezantohet vitin e ardhshëm. Çmimi në treg parashikohet të jetë rreth 10 mijë paund.


Projektuesi i pajisjes, Dr. Zhang Qifeng, thekson se nuk do të jetë thjesht një inkubator, por një sistem që simulon gjithë procesin nga konceptimi deri në lindje. Ai shton se teknologjia është tashmë në fazë të avancuar dhe janë duke u zhvilluar bisedime edhe me autoritetet për çështjet etike dhe ligjore.


Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të forta dhe të ndara. Disa e konsiderojnë këtë zhvillim si joetik dhe çnjerëzor, ndërsa të tjerë e shohin si shpresë për çiftet që nuk mund të kenë fëmijë.

Ky projekt vjen në një kohë kur në Kinë infertiliteti është në rritje, dhe autoritetet po kërkojnë zgjidhje alternative për të përballuar këtë sfidë demografike.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni