SHËNDET, platforma që bashkon mjekë, pacientë & personazhe të njohur! Së shpejti në YouTube

Mirësevini në SHËNDET!, një platformë online për të gjithë ju që kujdeseni për shëndetin tuaj dhe të të afërmve, që aspironi një jetë më të mirë, që bashkoni zërin për një sistem shëndetësor të drejtë dhe ku çdo qytetar trajtohet me dinjitet.

Përmes një bashkëbisedimi të hapur dhe miqësor me mjekë, profesionistë të fushës, pacientë dhe personazhe të njohur shqiptarë, do të ofrojmë:

• Përditësime rreth të situatës së shëndetit të popullatës në vend

• Informacion mbi zhvillimet më të fundit në fushën e trajtimeve mjekësore brenda dhe jashtë vendit

• Udhëzime praktike për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin në kohë të sëmundjeve

• Këshilla për një stil jetese të shëndetshme.

Së bashku me ju do të raportojmë gjithashtu nga spitalet, qendrat shëndetësore dhe aty ku ofrohet dhe merret shërbim shëndetësor, për të sjellë në kohë reale dhe për të ndarë me publikun dhe institucionet problematikat, shqetësimet dhe kërkesat tuaja për shërbime të drejta, të arritshme dhe të përballueshme.

Abonohuni në kanalin tonë në YouTube / Gazeta Shendeti

Na ndiqni në Instagram / Shendeti.com.al

Facebook / Gazeta Shendeti

Për bashkëpunime, na kontaktoni: ** info@shendeti.com.al **

Postime të ngjashme

Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren