Shkoi për të mbushur dhëmbin, 59-vjeçari humb jetën sapo del nga klinika në Devoll

Një 59-vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga një klinikë dentare në qytetin e Bilishtit.

Sipas të dhënave, mësohet se 59-vjeçari kishte shkuar në klinikë për të bërë një mbushje dhëmbi, dhe pasi kishte përfunduar, është rrëzuar në tokë pa shenja jete sapo doli nga klinika.

Ende nuk dihen shkaqet e humbjes së jetës së tij. Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen.

Njoftimi i policise:

Rreth orës 18:10, në rrugë është marrë dhe është transportuar nga urgjenca e spitalit, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Sh. D., 59 vjeç, banues në Progër.

59-vjeçari, rreth orës 17:00, ka qenë për mjekim dentar, në një klinikë ku është trajtuar nga dentisti, shtetasi B. L., 36 vjeç.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll është shoqëruar 36-vjeçari, për t’u pyetur në lidhje me rastin.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 59 vjeçarit.

Postime të ngjashme

Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren