Ndryshimet në Shëndetësi, ministrja Sala prezanton drejtuesit e rinj të QSUT dhe FSDKSH

Ditën e sotme, ministrja Evis Sala ka prezantuar dy drejtues të rinj të institucioneve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Anxhela Paparizo do të drejtojë Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas largimit të Florenc Spahos.

Gjithashtu, në krye të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) është emëruar Arti Papajani, pas largimit të Spartak Zekja.

Postimi i Ministrisë së Shëendetësisë:

Ditën e sotme, ministrja Evis Sala ka prezantuar dy drejtues të rinj të institucioneve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Anxhela Paparizo do të drejtojë Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Një profesioniste me përvojë të gjatë, e cila rikthehet në Shqipëri për të marrë drejtimin e institucionit më të madh spitalor në vend, me përkushtimin për të çuar përpara standardet e kujdesit shëndetësor dhe shërbimin ndaj pacientëve. Falenderim i veçantë për Dr. Florenc Spaho për punën dhe kontributin e dhënë në drejtimin e QSUT-së, në një periudhë sfidash të shumta.

Gjithashtu, në krye të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) është emëruar Arti Papajani, i cili sjell një eksperiencë të gjatë në administratën publike dhe institucione të rëndësishme të vendit. Një falënderim i merituar për Spartak Zekja për kontributin disa vjeçar në krye të FSDKSH.

Suksese të dy drejtuesve të rinj në këtë detyrë të rëndësishme, me bindjen se do të jenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe sistemit shëndetësor 🤝

Postime të ngjashme

Problemet me veshkat: Shenjat që nuk duhet t’i injoroni - Podcast me mjeken Marsida Duli - Ep.26
A është ngrënia e mëngjesit vonë e rrezikshme për shëndetin? Ja çfarë thotë studimi
PROMO | Podcast me mjeken alergologe Mira Xhixha – Të mërkurën, 4 mars 2026
Ky mjet i inteligjencës artificiale mund t’i shpëtojë pacientët me kancer nga kimioterapia që nuk u nevojitet
Njihuni me ata që janë vërtet të varur nga ekranet: të moshuarit
Progres raporti i KE: Shqipëria me nivelin më të lartë në Europë të pagesave nga xhepi për shëndetin
Prezantimi i ministres së re të Shëndetësisë, Rama: Do të përdorim inteligjencën artificiale në sistemin shëndetësor
7 fruta të pasura me hekur