ISHP: Raportohet shtim i numrit të rasteve me tularemi në Kosovë

Një ekip specialistësh (epidemiologë dhe entomologë) të Institutit të Shëndetit Publik u nis të enjten për në zonat e Kukësit dhe Hasit, për të vendosur komunikim të drejtpërdrejtë me epidemiologët dhe drejtuesit përkatës përsa i përket planit të masave dhe bashkërendimit të punës për përforcimin e mbikëqyrjes epidemiologjike lidhur me raportimet për shtim të numrit të Grua e semurerasteve të tularemisë në Kosovë, e cila njihet si zonë endemike për këtë sëmundje.

Gjithashtu, specialistët e ISHP-së kanë vendosur dhe janë në komunikim të vazhdueshëm edhe me epidemiologët e autoritetet përkatëse të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, për të siguruar informacion të hollësishëm rreth situatës epidemiologjike të tularemisë në Kosovë.

ISHP thekson se situate e përhapjes së kësaj sëmundjeje nuk paraqet asnjë rrezikshmëri në Shqipëri dhe se në 10 vitet e fundit nuk ka pasur asnjë rast të vetëm të raportuar me këtë patologji.

Tularemia është sëmundje kryesisht e kafshëve, posaçërisht e brejtësve. Burim i infeksionit të kësaj sëmundjeje janë kafshët e infektuara, të cilat kontaminojnë ushqimin dhe ujin e pijshëm. Është e rëndësishme të theksojmë se kjo sëmundje nuk përhapet nga njeriu tek njeriu. Vektorët kryesorë për përhapjen e sëmundjes janë rriqnat, miza e kalit, miza e shtëpisë, mushkonja dhe morri i flokëve.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim