Plagosje me thikë brenda Poliklinikës në Shkodër, i lënduari i nënshtrohet operacionit

Një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti të ndodhur në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës.

I lënduari u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tij është stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se plagët e marra nga goditjet me thikë nuk kanë prekur organet jetësore.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar./tch

Postime të ngjashme

Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim