E rëndë/ Foshnja humb jetën rrugës për spital, procedohen penalisht dy mjekë pediatër

Burime nga Policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 21 korrik, ku një foshnjë vetëm 7-muajshe është nisur me urgjencë drejt Spitalit Rajonal “Omer Nishani”, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Siç raporton Top Channel, për këtë arsye është nisur një hetim ndaj dy mjekëve pediatër, Mikel Koti dhe Edmond Kotoni, pasi sipas dyshimeve, kanë neglizhuar trajtimin mjekësor në dy raste gjatë vizitave të kësaj foshnjeje përgjatë muajit korrik.

Lidhur me rastin, Policia e Gjirokastrës ka referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj dy mjekëve pediatër të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, pasi dyshohet se në dy raste, gjatë muajit korrik, kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të foshnjës 7-muajshe, e cila humbi jetën më 21.07.2026, gjatë transportimit për në spital./tch

Postime të ngjashme

Mente: 7 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Lajm i mirë për pacientët me Sklerozë Multiple! NHS sjell për herë të parë ilaçin që përmirëson lëvizshmërinë
Çaji i zi apo ai jeshil: Cili ndihmon më shumë në humbjen e peshës?
Ky është shteti i parë në BE që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët
Pse këmbët fryhen më shumë gjatë verës?
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
Allmuça: Nëse duam që dhuna të mos përsëritet, duhet të punojmë me dhunuesit duke i rehabilituar
BB kërkon kthesë në financimin e shëndetësisë, spitalet të paguhen sipas rezultateve