VIDEO/ “Rënia në peshë, proces kompleks” – Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor

Dr. Megi Lekbello ka folur për ndikimin që obeziteti ka jo vetëm në shëndetin fizik, por edhe në atë mendor, në ciklin e podcasteve “Obeziteti, le të flasim për të”.

Sipas mjekes, përpjekjet e përsëritura për të humbur peshë dhe rikthimi i kilogramëve mund të ndikojnë në gjendjen emocionale të personave me obezitet, duke sjellë trishtim, ankth apo simptoma depresive.

“Përveç sëmundjeve fizike që patjetër janë shumë të rëndësishme, obeziteti ndikon dhe në shëndetin mendor. Personat obezë kanë provuar disa herë të humbin peshë, atë peshë e kanë rifituar dhe janë dorëzuar. Kjo bën që të mërziten, të kenë çrregullime të ankthit, çrregullime depresive”, u shpreh Lekbello.

Mjekja theksoi se obeziteti duhet trajtuar si një problem shëndetësor dhe se pacientët nuk duhet të fajësohen për peshën e tyre.

Në mesazhin e saj drejtuar pacientëve, Lekbello nënvizoi se rënia në peshë është një proces kompleks dhe i vështirë, por zhvillimet e mjekësisë kanë sjellë mundësi të reja për parandalimin dhe trajtimin e obezitetit.

“Pacienti nuk duhet të ndihet në faj se është i shëndoshë, por përkundrazi duhet të kuptojë që sot ne kemi metoda që mund ta parandalojmë dhe ta trajtojmë shumë mirë obezitetin. Dhe këtë jo vetëm për periudha të shkurtra kohe, por për të gjithë jetën”, tha ajo.

Sipas Lekbellos, një qasje më e mirë ndaj obezitetit kërkon të kuptohet më thellë biologjia e sëmundjes dhe të shihet pacienti në mënyrë individuale, duke i ofruar trajtim të përshtatshëm dhe afatgjatë.

Postime të ngjashme

A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim