VIDEO/ Çfarë është prediabeti?

Prediabeti është një gjendje klinike e ndërmjetme mes nivelit normal të sheqerit në gjak dhe diabetit të tipit 2. Mjekja endokrinologe, Bariola Duro, e ftuar në ciklin e podcasteve “Obeziteti, le të flasim për të”, ka shpjeguar se kjo fazë përbën një moment të rëndësishëm ku mund të ndërhyhet për të parandaluar përparimin drejt diabetit.

Sipas mjekes Duro, historikisht prediabeti është konsideruar thjesht si një fazë kalimtare drejt diabetit të tipit 2. Megjithatë, ndryshimet që mund të çojnë në zhvillimin e diabetit nisin që në këtë fazë, duke e bërë atë një “dritare të rëndësishme” për ndërhyrje.

Një nga problematikat kryesore është se prediabeti zakonisht nuk shoqërohet me simptoma specifike. Personi mund të mos ketë asnjë shqetësim dhe të mos shfaqë shenjat tipike të diabetit.

Pikërisht për këtë arsye, prediabeti shpesh zbulohet rastësisht gjatë analizave laboratorike rutinë ose kontrolleve periodike.

“Është shumë e rëndësishme të bëhen analizat laboratorike rutinë, sepse prediabeti mund të shfaqet pikërisht në këto ekzaminime, pa pasur dijeni pacienti se ndodhet në këtë fazë”, thekson mjekja endokrinologe.

Zbulimi i hershëm i prediabetit mundëson marrjen e masave në kohë dhe ndërhyrjen për të ulur rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Postime të ngjashme

Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim