Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)

Klodiana Spahiu emërohet ministre e re e Shëndetësisë.

Spahiu merr detyrën pas dorëheqjes së Evis Salës nga posti i ministres së Shëndetësisë, të njoftuar një ditë më parë.

Kujtojmë se Klodiana Spahiu mbante më herët postin e nënkryetares së Kuvendit.

Njoftimi i MIA:

Znj.Klodiana Spahiu propozohet nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, për detyrën e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në vijim të angazhimit për një shëndetësi më të aksesueshme dhe një mirëqenie sociale më të fortë.

Znj. Klodiana Spahiu ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë,
dega “Mjekësi e Përgjithshme” në vitin 1997. Më pas, në vitin 1998-2002 është specializuar në
fushën e kardiologjisë, në po të njëjtin departament pranë QSUT-së “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Ajo ka kryer një sërë specializimesh ndër vite, si në fushën e kardiologjisë joinvazive:
ekokardiografi, PU-EKG, eko-doppler e karotideve, pranë Universitetit Katolik: “Sacro Cuore”, Facolta di Medicina e Chirurgia “Agostino Gemelli”, Romë, Itali.

Në 2003-2004 kreu studimet pasuniversitare pranë Fakultetit të Mjekësisë, Departamenti i Lëndëve Paraklinike. Gjatë periudhës tetor 2005 – dhjetor 2005 ka kryer specializim në fushën e
kardiologjisë invazive, kateterizimi i zemrës dhe koronarografinë e zemrës, pranë spitalit “Santa
Chiara”, Pisa, Itali.

Vite me vonë, 2012-2014 ajo ka përfunduar edhe masterin profesional “për menaxhimin
shëndetësor”

Znj. Spahiu ka ushtruar profesionin e mjekut në klinikën e parë të kardiologjisë në QSUT.
Gjithashtu, ajo ka punuar si mjeke kardiologe dhe në repartin e patologjisë në spitalin e Durrësit gjatë viteve 2003-2009. Më pas është zgjedhur dhe drejtoreshë e këtij spitali.
Ajo ka një përvojë të gjatë edhe në fushën e pedagogjisë. Në vitin 2002-2003 ka qenë pedagoge në Departamentin e Lëndëve Paraklinike, Universiteti i Tiranës dhe në 2006 ka qenë pedagoge e jashtme në lëndën e fiziologjisë në Universitetin “UFO”, Tiranë.
Viti 2008 dhe në vazhdim – Docente në praktikat e kardiologjisë pranë Universitetit “Zonja e
Këshillit të Mirë”, Tiranë. Ajo mban titullin “Doktore e Shkencave Mjekësore”.

Postime të ngjashme

Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet