Sanitaret nëpër spitale, pa doreza!

Denisa Canameti

Në raste shumë të rralla ndodh që të shohësh sanitare të cilat kryejnë punën e tyre brenda spitaleve sipas rregullave të higjienës. Duket qartazi nga fotoja se sanitarja e SUT-së nuk i përdor dorezat dhe vazhdon të pastrojë çdo cep të kësaj zyre pa Sanitaretasnjë shqetësim për shëndetin e saj. Ironia më e madhe është se sanitarja në kushte të tilla, krejtësisht e pambrojtur pastron zyrën e dermatologes dhe infeksionistes.

Sigurisht që janë dy nga zyrat që kërkojnë një sterilitet të plotë, pasi risku i transmetimit të ndonjë infeksioni apo të ndonjë problemi tjetër lëkure mund të jetë shumë i madh. Ky nuk është një rast  vetëm por është një fenomen që vihet re rëndom tek të gjitha punonjëset në të gjitha spitalet.

Mund të themi pa frikë që QSUT-ja dhe SUT-ja nuk janë shembulli më i mirë për sa i përket ruajtjes dhe përkujdesjes në ambientet e punës.

Ndërkohë që këto ditë një situatë ndryshe vihej re në ambientet e Sanatoriumit ku pjesa më e madhe e personelit shëndetësor shihej me maska në hundë për të parandaluar kështu mundësinë e transmetimit të ndonjë virusi të mundshëm.

Postime të ngjashme

Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja