Ministri Beqaj i zhytur në korrupsion, tërheq vëmendjen me kredite

Nga Profesionistët e Mjekësisë Shqiptare

Ministri i Shëndetësisë është aq i zgjuar sa duke qenë ministër për gati 2 vite nuk ka bërë asnjë investim real në shëndetësi, dhe vetëm e ka zhvatur dhe mjeruar më keq. Krijon rrëmujëra dhe incidente që marrin vëmendjen e popullit, në këtë mënyrë largon vëmendjet nga mjerimi që janë sot spitalet.

Protesta (2)Është taktike e zgjuar kjo zhurma që po bën. Dhe merret nëse ka paguar 1 konferencë 150 euro për të marrë 5 kredite apo jo. Po ky mjeku nga Malësia e Madhe apo Kolonja nuk e ka problem, se Beqaj nuk i krijoi asnjë mundësi për të marrë pjesë si dëgjues i kësaj konference që bëhet në Tiranë, aq më tepër t’i paguante shpenzimet e konferencës dhe rrugës, qëndrimin në hotel, që po t’i paguajë mjeku nga rroga e tij i kushtojnë sa gjysma e rrogës.

Ky basketbollist i dështuar i viteve 80, politikan i dështuar, ky hajdut fondesh publike me precedentë me vendim gjykate kushtetuese. Ky nuk mund të reformojë shëndetësinë tonë. Ky jo vetëm që rrezikon dhe meriton hetim prokurorie që këtë të fundit e ka zënë gjumi më duket.

Tenderat multimiliona euro, mbetjet spitalore, helikopteri që ka kushtuar sa avioni “Air Force One” i Obamës, dhe pastaj me thyerjet e ligjeve të autonomisë së Urdhrit të Mjekut, Infermierit, dhe krijimin e institucioneve paralele duke marrë kompetenca universiteti.

Nëse Kryeministri nuk e shkarkon, nëse koalicioni i mazhorancës nuk ka njerëz të përgjegjshëm brenda vetes, as shoqëria civile dhe profesionistët e mjekësisë nuk përfillen, prokuroria vazhdon të flerë gjumë, në bluzat e bardha do t’i themi një zëri largohu, shporru dhe le ta mbajnë përgjegjësinë ata që nuk e kuptojnë se çfarë kosto po marrin.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim