Metoda natyrale për të luftuar aknet

Përshtati në shqip: Elena Beta

Shumë të rinj zakonisht përballen me aknet në fytyrë dhe bien në panik pa patur asnjë ide si të shpëtojnë prej tyre. Ka shumë mënyra për të luftuar ato, por në shumicën e rasteve pavarësisht çmimeve të larta  nuk rezultojnë efektive. Ju mund të shpëtoni nga aknet duke i trajtuar ato në shtëpi në mënyrë natyrale, pa harxhuar shuma të mëdha lekësh nëpër qëndra bukurie, ja disa këshilla që mund t’iu vijnë në ndihmë:

lekura trajtim
Mjaltë dhe limon

Është një ilaç efektiv dhe natyror për luftimin e akneve. Duhet thjesht të merrni një fetë limon dhe ta lyeni atë me mjaltë më pas aplikojeni në fytyrë.

Avulli

Është një nga mënyrat më të mira për të luftuar aknet. Edhe pse mund të jetë pak i bezdisshëm, nëpërmjet këtij procesi nxirrni helmet nga trupi. Avullin mund ta realizoni në shtëpi duke i shtuar ujit dhe vajra esencialë ose çajra. Rezultatet do të jenë të kënaqshme.

Domatja

Sëmundjet inflamatore të tilla si aknet në fytyrë mund të luftohen me sukses me ndihmën e domateve të cilat janë të pasura me vitamina C, K , A. Vendosni feta domate në fytyrë dhe harrojini aknet. Domatet përmbajnë acide duke bërë të mundur tharjen e akneve gjithashtu janë të pasura me antioksidantë dhe luftojnë radikalet e lira.

trajtim lekureKos dhe kastravec

A e dini se trangujt mund të parandalojnë aknet? Ato përmbajnë acid askorbik, i cili është tepër efektiv për parandalimin e skuqjes apo irritimit të lëkurës. Për më tepër, trangujt përmbajnë 95 % ujë dhe ndihmojnë në hidratimin e lëkurës. Kosi dhe kastraveci janë efektivë nëse përdoren si maskë për fytyrën pasi largojnë aknet dhe zbehin pikat e moshës.

Maskë me baltë

Maska natyrale me baltë shërben për të pastruar lëkurën nga toksinat. Kur balta vihet në kontakt me lëkurën e bën atë më të butë dhe njëkohësisht lufton aknet (sigurisht, bëhet fjalë për balta të caktuara për lëkurën)

Dietë e shëndetshme

Ndonjëherë ushqimi mund të jetë shkaku kryesor i akneve, prandaj sigurohuni që të hani shëndetshëm. Pasuroni dietën tuaj me fruta dhe perime, pa harruar aktivitetin fizik.

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha