Këmbët e enjtura, këshilla nga mjekët

Këmbët mbajnë gjithë peshën e trupit. Ndaj s’është habi që ndonjëherë të keni këmbë të enjtura. Por nëse një gjë e tillë përsëritet, atëherë duhet të bëni diçka.

Për të parandaluar këtë problem, duhet të evitoni çdo lloj sforcimi ose qëndrimi ulur ose të shtrirë në shumicën e kohës. Enjtja e këmbëve ndodh kryesisht për shkak të akumulimit të lëngjeve në indet dhjamore të nënlëkurës. Lëkura e këmbëve është e kembet kujdesitendosur dhe nëse ju vendosni presion me gisht në zonnë e enjtur, të mbushur me lëng, formohet një flluskë e vogël që zgjat disa sekonda.

Atëherë kini kujdes:

  • Vishni gjithmonë çorape dhe këpucë komode. Ecja dhe sporti sigurisht që bën mirë, por nuk mund t’i kërkojmë trupit tonë më shumë sesa mund të përballojë. Është gjithmonë e këshillueshme të rikuperoni energjitë dhe të relaksoni këmbët.
  • Një dietë e pasur me substanca ushqyese, si vitaminat dhe oligomineralet, gjithashtu lënia e duhanit.
  • Ndryshimet e temperaturës ndihmojnë në lehtësimin e enjtjes.
  • Vendosni këmbët në një enë me ujë të nxehtë dhe pas dhjetë minutash vendosini në një enë të mbushur me ujë të ftohtë për 30 sekonda, përsëriteni këtë tre katër herë duke e përfunduar me ujë të nxehtë. Masazhoni këmbët me locion menteje, nga lart poshtë, duke ushtruar një presion të lehtë me duart tuaja.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare