Blerina Bombaj, dietologe
Sa herë ju ka ndodhur të kërkoni për çokollatë në orët më të papërshtatshme sepse thjesht ju ka vajtur mendja?
Është e vërtetë, ka njerëz të cilët kanë një lloj varësie nga çokollata!
Varësia mund të shkaktohet nga stresi, ndryshime hormonale, sidomos ato të lidhura me ciklin menstrual, kiminë e trurit dhe nga përbërës të caktuar të çokollatës që shkaktojnë çlirimin e hormoneve të lidhura me kënaqësinë dhe relaksin.
Çfarë nuk duhet të bëni:
Mos e privoni veten, nuk është zgjidhje! Por, merrni atë të zezën, të hidhurën, të voglën!


