Petrit Vargu, mjek
“Sot, Ministri i Shëndetësisë erdhi dhe diskutoi me pedagogët për kriteret që do të vendosen për emërimin e Shefave të Shërbimit.
Nëse ky është problemi i pedagogëve, të vijë dhe të diskutojë Ministrja e Arsimit. Ç’punë ka Ministri i Shëndetësisë në mirë-menaxhimin e klinikave. Nuk duhet të jetë pre’ dhe viktimë e emërimit të 40 profesorëve brenda një nate.
Unë mendoj që në radhë të parë nga ky proces duhet të përjashtohen të gjithë ata profesorë dhe mjekë ose familjarët e tyre që kanë klinika private ose janë konsulentë të spitaleve private.
Nëse kjo klauzolë nuk do të vendoset, atëherë Q.S.U.T. do të mbetet peng e një shtresë profesorësh që fatkeqësisht sot kanë shëndetësinë në dorë. Nuk e kuptoj se si me këtë gafë të radhës që po bën ministri, mund të flasësh për autonomi shëndetësore që do të thotë që spitalet deri në kapilarë, domethënë pavionet, të vetë administrohen. Kësaj i thonë “t’i varësh ujkut mëlçitë në qafë”.


