Protezimi i gjurit, ç’është dhe mundësitë për sukses

Nga Ervin Priftaj, ortoped- traumatolog

Protezimi i gjurit e transformon në mënyrë rrënjësore jetën e pacientëve, të cilët vuajnë nga invaliditeti dhe dhimbjet e forta e të vazhdueshme që shkaktojnë problemet në gju. Kur gjendja e pacientit rëndohet dhe trajtimet mjekësore nuk janë më të efektshme, atëherë është koha që t´i drejtohemi për ndihmë kirurgjisë, e cila ka rezultate shumë të mira. Dhimbjet zhduken, Proteza e gjuriti rikthehet normalitetit dhe bëhet fjalë për një aktivitet plotësisht normal, si p.sh. të vrapuarit, shëtitjet, pedalimi etj. Mund të themi me siguri se protezimi i gjurit në kohët e sotme është një trajtim plotësisht i efektshëm, që garanton një aktivitet jetësor cilësor dhe me risqe të vogla.

Çfarë është protezimi i gjurit?

Protezimi i gjurit është procedurë kirurgjikale që zhduk dhimbjet dhe shton levizjet në shumë pacientë me osteoartrit të rëndë të gjurit. Dhimbja dhe vështirësitë për të pasur një jetë normale janë dy faktorët kryesorë që çojnë në realizimin e kësaj procedure.

Përgjithësisht, pacientët i nënshtrohen kësaj ndërhyrjeje nëse gjithë trajtimet e mëparshme (si modifikimi i aktivitetit ditor, antiinflamatorët, injeksionet intra-artikulare) kanë dështuar në qetësimin e dhimbjes.

Sa janë mundësitë për sukses?

Protezimi i gjurit ka më shumë se tre dekada që përdoret gjerësisht, përgjithësisht me rezultate të shkëlqyera (në pjesën më të madhe të studimeve jepet një përqindje suksesi mbi 90% pas 10 vjetësh).

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese