Si të përgatisim trahana me qumësht dhe gjalpë

Për 1 kg miell duhen:

  • trahana me qumesht2-3 gota qumësht
  • 1 lugë gjelle kripë
  • Pak kos

Përgatitja

Për trahana duhet miell i cilësisë së parë me përmbajtje të lartë gluteni.

Sitet mielli, hapet një gropë në mes, hidhet gjalpë i shkrirë pak (jo i djegur, i tretur), qumësht, pak kos dhe kripë.

Duke filluar nga mesi e përziejmë brumin pa e gatuar shumë, por aq sa të mos e thithë të gjithë miellin, te mbetet brumë i fortë dhe i shkrifët.

Sipër e spërkatim me miell, e mbulojmë dhe e lemë të vijë për 3-4 ditë e më tepër.

Pastaj e hapim copa – copa në çarçafë të pastër, e lemë të thahet pak, e shkriftojmë me dorë, e kalojmë në sitë të rrallë, e thajmë përsëri dhe e vendosim në qese prej pëlhure (beze) jo plastmasi.

Ruhet në vende të thata, pa lagështirë dhe të freskëta.

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme