Si të përgatisim role me petë

Për 1 kg mish të grirë duhen:

  • 2 kokrra mesatare qepë
  • 3 kokrra vezë
  • 1 tufë majdanoz
  • 5-6 fletë nenexhik
  • pak spec djegës
  • Kripë, piper
  • Hudhra sipas dëshirës

role me pete 23Përgatitja

Për role, më të preferuara janë petët e përgatitura nga brumi sfoliat, në pamundësi përgatitet edhe me petë byreku. Mishi grihet në makinë me qepë, përzihet me vezë, majdanoz të grirë ose nenexhik, spec djegës, kripë, piper, hudhra.

Mishi punohet mirë, i jepet formë drejtkndëshe. Nga brumi sfoliat hapet një petë me diametër 25 cm duke e llogaritur për 1 kg mish të grirë.

Po të përgatitet me brumë byreku hapen 2-3 peta, spërkaten me yndyrë dhe piqet. Ndërsa kur përgatitet me sfoliat në gjysmën e pjekjes lyhet sipër me të verdhë veze të holluar me pak ujë. Roleja përgatitet dhe porcionale.

Ju bëftë mirë!

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme