Alkooli, si kalon nga zakoni në vartësi

Nga mjeku Viktor Qereshniku

Një studim tjetër që qëndron ndërmjet gjenetikës dhe psikologjisë është ajo që thotë se në rrezik më të madh për të krijuar vartësi janë ata persona që ndjejnë më shumë kënaqësi nga alkooli, për shkak të prodhimit të dopaminës dhe hormoneve të tjera. Disa persona të tjerë janë më pak të prirur për të alkoolndjerë kënaqësinë nga këto hormone dhe kjo i bën ata të kërkojnë më shumë alkool apo substanca të tjera me të cilat mund të abuzohet, sepse mekanizmat e tyre endogenë nuk janë në gjendje për t’i prodhuar.

Në kërkimin e faktorëve që favorizojnë zhvillimin e vartësisë nga alkooli janë vlerësuar edhe aspektet social – kulturore, ekonomike dhe familjare. Në disa shtete zakoni i të pirit konsiderohet “i pranueshëm”, dhe jo i dënueshëm.

Në shtete të tjera apo në mjedise të tjera sociale zakoni i përdorimit të pijeve alkoolike është i dënueshëm, aq sa ai që e ka këtë zakon, konsiderohet si viktimë e një çrregullimi social.

Një kërkim tjetër merr në konsideratë faktorët psikologjikë dhe në veçanti aspekte të personalitetit të individit, që favorizon shfaqjen e vartësisë nga alkooli. Tendenca e të gjitha studimeve qëndron në sqarimin dhe vënien në dukje se cilët janë faktorët që shkaktojnë vartësinë. Ndryshimi i mënyrës së jetesës është i vështirë, por të eliminosh një vartësi është edhe më e vështirë.

Një objektiv kaq i vështirë mund të arrihet vetëm në sajë të sforcimeve të bashkuara personale dhe sanitare, si edhe nga suporti social, prindërit dhe miqtë e subjektit, që vuan vartësinë nga alkooli, si edhe nga motivimi që ka ky i fundit. Është një rrugë e gjatë që duhet kaluar, duke përdorur të gjitha mënyrat për të arritur qëllimin.

Postime të ngjashme

Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë