Shtimi i diabetikëve shton numrin e të sëmurëve nga veshkat

Sëmundjet e veshkave vitet e fundit kanë tendencë  rritjeje.  1 në 10 persona në Shqipëri vuan sot me sëmundje veshkash. Kjo statistikë është aktuale pasi semundjet e veshkave  kanë prevaluar ne unison me disa sëmundje të tjera. Sipas mjekes se Spitalit te Elbasanit Zheni Gjergji , në një interviste probleme sistemi urinar veshkatmediatike situata e Qarkut te Elbasanit është në këto shifra, Problem sot për sot përben sipas sajë, ndërgjegjësimi  i banorëve për tju drejtuar mjekëve specialistë të nefrologjisë, për të mos lejuar që të paraqiten te mjeku vetem pasi avancuar sëmundja, dhe kur ka prekur të dyja veshkat.

Dr. Zheni shprehet se situata në Elbasan është në prevalencë dhe incidencë si për të gjithë popullsinë shqiptare, që do të thotë se 1 në 10 banorë preket nga sëmundjet e veshkave. Sipas saj: “Kjo është incidenca jonë kombëtare. Ne sot mbulojmë plotësisht diagnostifikimin dhe trajtimin e sëmundjeve renale kronike”.

Situata në Elbasan ka një tendencë rritje, thekson Gjergji, për shkak të rritjes së sëmundjes së diabetit apo edhe të sëmundjeve të zemrës, të cilat shoqërohen me sëmundje renale kronike që është edhe faza përfundimtare e çdo të sëmuri. Ajo rekomandon që një i sëmurë me veshka duhet të vlerësojë mënyrën e të ushqyerit, konsumimin e nje sasie normale uji, i cili është një nga medikamentet më të lira dhe më të mira sot për sëmundjet e veshkave dhe natyrisht ndjekja e një kontrolli rutinë, si për analizat e gjakut, urinës,  ekografi renale që duhen bërë minimalisht çdo tre muaj për të diagnostifikuar në kohë e parandaluar sëmundjet renale kronike./ Mark Brunga

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim