Përgatiti: Elena Beta
Rreth 13.300 njerëz janë diagnostikuar me melanoma malinje-forma më serioze e kancerit të lëkurës, në Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo sëmundje prek të gjitha grupmoshat por më së shumti ata mbi 65 vjeç. Të gjithë njerëzit duhet të përfitojnë nga mesazhet e shëndetit publik të cilat shpjegojnë rreziqet që mund të vijnë nga rrezet e dielli.
Sue Dekand ( 65 vjeç) nënë e tre fëmijëve u diagnostikua për herë të parë me kancer lëkure në vitin 2000 dhe përsëri në 2007. Ajo tha: “Unë kam bërë pjesë tek personat që shkonin me pushime çdo vit, dhe në atë kohë nuk kam pasur informacion të mjaftueshëm për dëmtimin që mund të pësojë lëkura nga rrezet e diellit”.
Operacioni i fundit doli me sukses, por ajo vazhdon të jetë vigjilente dhe të kryejë kontrolle të herëpashershme.
Profesor Richard Maraisn, në Qendrën Kërkimore të Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar, tha se njerëzit duhet të tregojnë shumë kujdes me lëkurën e tyre gjatë marrjes së rrezeve në plazh dhe duhet të marrin mendimin e mjekut nëse shikojnë ndryshime në zona të ndryshme të lëkurës. “Melanoma tek burrat shfaqet në pjesën e shpinës ndërsa tek gratë në këmbët e tyre, por edhe në pjesë të ndryshme të trupit”
Hulumtimet tregojnë se rekomandohet nxirja nga dielli një herë në 2 vjet. Dr. Julie Sharp thotë se duhet të aplikoni krem me faktor të lartë mbrojtës si dhe të përdorni T-shirt ose kapelë për tu mbrojtur nga rrezet e dëmshme të diellit.
Sipas kërkimeve të bëra, shpeshtësia e pushimeve në plazh është arsyeja kryesore pse shumë njerëz preken nga kanceri i lëkurës.


