800 euro një protezë, në SUT ka vetëm allçi

Mungesat në spitale janë të shumta. Pavarësisht deklaratave pompoze të drejtuesve të Ministrisë së Fatura-proteza-800-euroShëndetësisë, në fakt situata nuk është dhe aq e këndshme. “Në Spitalin e Traumës ka vetëm allçi me shumicë, asnjë protezë për operacionet ortopedike”. Kjo është deklarata e bërë ditët e fundit në rrjetet sociale nga Unioni i Profesionistëve të Mjekësisë Shqiptare.

Gazeta “Shëndet+” u interesua për të kuptuar se si qëndron ky problem, dhe se si e përballojnë të afërmit e pacientëve një protezë që është e kushtueshme, e duke ditur shifrat shpesh bëhet edhe i papërballueshëm për xhepat e njerëzve me një rrogë mesatare.

Kështu, arritëm të sigurojmë një faturë ku dëshmohet se një protezë blihet me një vlerë prej 800 eurosh. Të pyetur nëse kjo është një protezë “luksi”, të afërmit përgjigjen se jo, kjo është një nga protezat më të lira./ D.C.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim