Ujërat e zeza përmbysin plazhin te Shkëmbi i Kavajës

Mark Brunga

Në kundërshtim me masat e propoganduara për rritjen e performancës turistike të rajoneve bregdetare të vendit tonë, në zonën e plazhit të Shkëmbit të Kavajës që i përket rajonit të Komunës së Rrashbullit, kanë shpërthyer ujërat e zeza.

Pas daljes në rrugën automobilistike në pjesën e sipërme, tashmë është parë më e leverdiseshme për të bërë një çarje të betonit të rrugës dytësore nga krahu i bregdetit dhe nga kjo çarje është krijuar një lirshmëri e derdhjes së ujërave të të gjitha banesave dhe lokaleve që ndodhen në rajonin kodrinor të zonës së Shkëmbit.

kanalizimetNjë rajon i mbipopulluar me banesa të ndërtuara pa kriter në vitet e mungesës së ligjshmërisë territorial ndërtimore.  Ujërat rrrjedhin si në ditët me shira, por në këtë rast duhet pasur në vëmendje se janë ujëra të zeza që derdhen duke kaluar tashmë nëpër banesat e kateve të para, si dhe kanë mbushur rreth 30 garazhe nëntokësore. Dhe jo vetëm kaq.

Ujërat e zeza kanë hyrë edhe brenda në kabinat elektrike ku janë instaluar pajisjet në brendësi të kateve të para të pallateve. Banorët dhe pronarët e bizneseve janë tejet të revoltuar. Ata thonë se ka qenë një ndërhyrje e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Komunës Rrashbull që kanë bërë këtë çarje për disiplinimin e ujërave të zeza që zbrisinin prej kodrës në rrugën dytësore.

kanalizimet dr1Kjo ka sjellë një situatë shpërthyese të rënduar shëndetësore që largon njerëzit nga zona turistike. Realisht megjithëse një ditë e ngrohtë dhe plot diell lokalet janë bosh. Era e rëndë është e padurueshme për kalimtarët dhe kjo tremb çdo lloj pushuesi ditor për sezonin që të preferojë të ndalojë në zonën bregdetare të ndotur, ku ujërat e pista rrjedhin lirshëm dhe derdhen në det.

Banorët thonë se u bënë disa ditë me këtë gjendje dhe është frika tek ata se gjendja do të zgjasë, pasi tregojnë se specialistët u kanë thënë se nuk kanë fonde për ta mbyllur e kanalizuar derdhjen e disiplinuar të ujërave.

Një biznesmen që ka rreth 22 vite me aktivitet në zonë, duke treguar lokalin bosh thotë se po falimentojnë dhe se edhe hotelin e ka vënë në shitje thuajse me gjysmën e shpenzimeve që kushtuar, vetëm për t’u larguar, pasi klima tregtare në këto kushte është e pamundur. Dhe jo vetëm ajo…

Postime të ngjashme

Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm