Si ndikon meditimi në tru  

Meditimi po kthehet në një praktikë të popullarizuar në të gjithë botën. Që në lashtësi ai është konsideruar si një mënyrë për të ulur ankthin. Por si ndikon meditimi në trurin e njeriut?

meditimiGjithçka që bëni ndikon në tru. Bëhet fjalë për një koncept të quajtur “neoplasticity” dhe që i referohet aftësisë së trurit për të ndryshuar përmes përvojave apo praktikave të përsëritura.

Kur ekspozohet ndaj një stimuli, truri formon neurone të reja, duke formuar lidhje të reja nervore dhe duke ndryshuar strukturën.

Për shembull, kur ngrini pesha në mënyrë të përsëritur, muskujt zmadhohen, pra ndryshojnë. Meditimi ndikon mbi trurin, dhe ashtu si peshat mund të prodhojë ndryshime të dëshiruara.

Studimet e zhvilluara vitet e fundit kanë zbuluar lidhje të reja mes meditimit dhe ndryshimeve që ndodhin në tru.

Meditimi pakëson ankthin: Sipas studimeve, meditimi e ul ankthin më shumë se 39%. Kjo u vu re tek pjesëmarrësit në eksperiment, që pas meditimit kishin ndryshime pozitive në zonat e trurit që lidhen me emocionet.

Sipas studimeve, ata që praktikojnë meditimin kanë ndryshime në tru në krahasim me ata të cilët nuk e praktikojnë. Meditimi bën që, pavarësisht moshës, njerëzit të kenë tru të shëndetshëm./BBC

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore