Si të zgjidhni problemet me pagjumësinë

Ka disa arsye pse nuk mund të keni gjumë gjatë natës dhe stresi është një nga më të rëndësishmet. Ndjenja e stresit mund t’ju mbajë zgjuar deri në mëngjes duke ju shkaktuar lodhje, gjendje plogështie apo nervozizëm. Megjithatë, stresi nuk është arsyeja e vetme që shkakton pagjumësi. Një tjetër arsye janë oraret e parregullta të gjumit, që mund të çojnë në pagjumjësi kronike. Është e rëndësishme të flini dhe të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë.

gjum2Kur nuk keni gjumë meruni me një aktivitet që mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë për disa minuta.

Shkruani një ditar-  filloni të shkruani të gjitha shqetësimet apo problemet tuaja, kjo është një mënyrë e mirë që ndalon të menduarit rreth tyre.  Më pas shkruani 10 gjëra për të cilat ndjeni mirënjohje që i keni ne jetë.  Të menduarit dhe të shkruarit për gjëra që ju bëjnë të lumtur ju ndihmojnë të flini më shpejt dhe të zgjoheni më të lumtur.

Meditoni- kjo është një nga mënyrat më të mira për të përballuar stresin, ankthin dhe depresionin. Meditimi është i njohur edhe për të parandaluar çregullime të gjumit.

Lexoni një libër- leximi në shtrat është një mënyrë popullore efektive për ët rënë në gjumë shpejt. Brenda 20 minutave do të ndjeheni të lodhur dhe të përgjumur. Zgjidhni një libër frymëzues, pse jo edhe poezi pasi ju ndihmojnë të luftoni pagjumsinë.

Luani me kafshën shtëpiake që mund të keni-  ky proces ju ndihmon të relaksoheni dhe të shpëtoni nga mendimet negative.

Këto jënë disa nga gjërat më të mira që mund të bëni kur keni probleme me gjumin. Kujdesuni të mos flini gjatë ditës, fikni telefonin në mbrëmje para setë flini dhe shmangni konfliktet në orë të vona.

Përshtati në shqip: E.Beta

Postime të ngjashme

Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?