Ndaloni dhimbjen e kokës me këto ushqime

Ju dhemb koka pasi keni konsumuar sasi të madhe alkooli? Mos u shqetësoni më. Sipas studimeve të fundit, mund ta ndaloni atë duke u ushqyer si duhet.

dhimbje koke burreUji: Alkooli dehidraton trupin, prandaj tek uji mund të gjendet shpëtimi

Limoni: Provoni të shtoni 2 lugë çaji limon dhe një lugë çaji mjaltë në gotën e ujit dhe dhimbja e kokës do të kalojë.

Domatja: Ka përmbajtje të larta të vitaminës C dhe ndihmon trupin të luftojë toksinat.

Spinaqi: Çdo fletë ka në përbërje acid folik, squfur dhe vitaminë C. Të gjitha këto ju mbajnë larg nga dhimbja e kokës.

Kastravec turshi: Pijet alkoolike janë të varfra në përmbajtjen e vitaminave, prandaj pas konsumimit të tyre është mirë që trupi të marrë vitamina për t’u kthyer në gjendjen e mëparshme. Hani një kastravec turshi dhe do të ndjeheni më mirë.

Banania: Kur pini alkool, humbisni sasi kaliumi dhe kjo ju bën të ndjeheni të lodhur, të keni dhimbje koke apo të përziera. Banania është e lartë në kalium dhe ndihmon për parandalimin e këtyre simptomave.

Disa ushqime të tjera që mund të konsumoni në këto raste janë: fasulet, lëngu i frutave, buka integrale, vaji i ullirit, çaj kamomili, mjaltë, karrota, vezë./Cosmopolitan

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit