Laç, 26-vjeçari arrestohet pasi goditi me levë në kokë mjekun

Një 26-vjeçar u arrestua ditën e mërkurë, pasi goditi me levë në kokë mjekun e spitalit të Laçit. Policia e Lezhës njoftoi arrestimin e Ergys Prelajt, banues në lagjen “Demokracia”, Mamurras, “pasi më datë 28.04.2015 ka goditur me mjet të fortë arrestimlevë mjekun e spitalit të Laçit, shtetasin N.G, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në dorë dhe kokë”.

Pas goditjes së mjekut, Prelaj është larguar në drejtim të Mamurrasit me mjetin e tij të cilin e drejtonte pa dëshmi. Po sipas policisë ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjesit të policisë për të ndaluar dhe është bllokuar në Thumanë.

Akuzat e ngritura ndaj tij janë: “goditjet për shkak të detyrës”, “mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “drejtim i automjeteve pa dëshmi”.

Mësohet se konflikti me mjekun ka nisur për arsye banale, pasi mjeku i ka kërkuar Prelajt që të hiqte xhupin dhe varësen për të bërë grafinë. Sipas policisë, Prelaj ka qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje banesash në Itali./ Shëndet+

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim