Shqipëria, vend me mungesë specialistësh, pajisjesh mjekësore dhe ilaçesh

Shqipëria vazhdon të jetë një vend në të cilin “kujdesi spitalor është i papërshtatshëm për shkak të mungesës së specialistëve, ndihmës mjekësore, pajisjeve dhe ilaçeve”. Madje, në rast aksidenti, udhëtarët duhet të bëjnë ” çdo përpjekje për evakuim mjekësor në një institucion mjekësor të avancuar në Evropën Perëndimore për trajtim edhe kujdes të vazhdueshëm”.

Urgjenca spitali i riKy është paralajmërimi që Shoqata Ndërkombëtare  e Mjekësisë së Udhëtimit u jep shtetasve të huaj që vendosin të udhëtojnë në Shqipëri.

“Shërbimet mjekësore në Shqipëri janë të kufizuara përtej dhënies së ndihmës së parë. Emergjencat dhe kujdesi i veçantë mjekësor ku përfshihet kirurgjia dhe kujdesi spitalor është i papërshtatshëm për shkak të mungesës së specialistëve, ndihmës mjekësore, pajisjeve dhe ilaçeve”.

“Të gjithë udhëtarët duhet të informohen mbi imunitetin e tyre dhe këshillohen të kenë një kuti të ndihmës së shpejtë, si dhe antibiotikë për të trajtuar diarrenë e udhëtarëve ose infeksione të tjera.

Udhëtarët që marrin ilaçe rregullisht duhet të kenë me vete sasi të mjaftueshme për gjjithë kohën e udhëtimit. Udhëtarët nuk duhet të marrin receta për ilaçet në dyqanet apo farmacitë e këtij vendi: ilaçi ekuivalent mund të mos jetë në dispozicion; origjina e tij mund të jetë e dyshimtë ose mund të ketë cilësi të dobët.

“Udhëtarët duhet të marrin siguracion udhëtimi ndërkombëtar, duke përfshirë ambulancën ajrore “Medevac”. Në rast të një sëmundjeje të rëndë ose lëndimi duhet të bëhet çdo përpjekje për evakuim mjekësor në një institucion mjekësor të avancuar në Evropën Perëndimore për trajtim edhe kujdes të vazhdueshëm”.

Pavarësisht deklaratave të vazhdueshme për sukses të politikanëve tanë, këto paralajmërime tregojnë hendekun e madh mes mjekësisë shqiptare dhe asaj të huaj./ Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim