Një virus i ardhur nga Italia shton pacientët në Pediatrinë e Lezhës

Mark Brunga

Ditët e fundit në qytetin e Lezhës është shfaqur një virus i cili është konstatuar kryesisht në fëmijet e moshave pediatrike 6 deri ne 10 vjeç, thonë mjekët e spitalit të këtij qyteti.

Mjeku Mark Marku

Mjeku Mark Marku

Rreth këtij fakti është prononcuar edhe mjeku pediatër Mark Marku, sipas të cilit javën e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të sëmundshmërisë tek këto mosha. Mjeku shprehet se kanë mbi një javë që ka filluar një fluks i madh pacientësh të vegjël  6 – 10 vjeçar.

“Rastet kanë ardhur në rritje veçanërisht për sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes dhe atij tretës që përfshijnë bark dhe të vjella. Fëmijët me këto simptoma janë dyfishuar brenda javës.

“Nga 20-25 fëmijë që kanë shkuar çdo ditë në proceset pediatrike, aktualisht kemi shtim në rreth mbi 30 fëmijëve që paraqiten me prindërit dhe të shtruar në spital kemi mbi 25 fëmijë nga 27 shtretër që ka spitali ynë gjithsej”, thotë mjeku.

Megjithatë kjo akoma nuk ka përmasat e një epidemie. Rreth rrethanave që kanë çuar në rritjen e rasteve në repartin e pediatrisë mjeku Marku thotë: “Mendojmë se dy janë shkaqet kryesore. Së pari, është një virus i cili ka ardhur nga jashtë. Ai ka ardhur nga Italia dhe ka tendencë për t’u shtuar veçanërisht në fëmijët e moshës 6 deri në 8 vjeç, duke u dhënë temperaturë, bark, të vjella dhe dhimbje koke. Së dyti, ndryshimi i menjëhershëm dhe i vazhdueshëm i klimës dhe veçanërisht i temperaturave ka ndikuar edhe tek fëmijët edhe në rritjen e këtyre rasteve”.

Mjeku pediatër u bën apel prindërve që të jenë të kujdesshëm gjatë kësaj kohe kur ka sidomos luhatje të temperaturave. Ai thotë se kryesisht të gjitha nënat dhe familiaret duhet ta rrisin kujdesin ndaj fëmijëve, veçanërisht në këtë periudhë që njihet si periudhë shumë delikate që pritet edhe rritja e sëmundshmërisë, duke qenë se jemi duke hyrë edhe në stinën e verës dhe sëmundshmëria do jetë akoma më e lartë.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim