Luleshtrydhet, ja për cilat sëmundje këshillohen

Blerina Bombaj, dietologe

Në përgjithësi, kur konsumi i frutave dhe zarzavateve rritet, sëmundjet pakësohen. Tani vjen stina e luleshtrydheve, një frut i cili për nga përbërja që ka, vlen për të gjithe ata që mund të kenë probleme me:

luleshtrydhe-zemrën: konsumi i rregullt i frutave me përmbajtje të lartë në anthokianina ul rrezikun e atakut kardiak me 32%

-artritin: në sajë të përmbajtjes së lartë në “quercitine”, ato përbëjnë një anti-inflamator natyral

-sëmundje tumorale: luleshtrydhet përmbajnë antioksidues që neutralizojnë agjentët kancerogjenë dhe ulin inflamacionin

-hipertensionin: përmbajtja e lartë në elektrolitin kalium i bën luleshtrydhet zgjedhje të shkëlqyer për ata që vuajne nga tensioni i lartë

-kapsllëkun: në sajë të fibrave dhe ujit që përmbajnë, ndihmojnë zbutjen e feçeve

-diabetin: në sajë të indeksit glicemik të ulët, luleshtrydhet mund të shijohen pa merak nga personat që vuajnë nga diabeti, duke u përfshirë në menunë e tyre brenda nevojave të përcaktuara në karbohidrate

-depresioni: përmbajtja e kënaqshme në acid folik i bën luleshtrydhet zgjedhje të shëndetshme edhe për biokiminë e trurit tonë!

-kolesterolin: konsumi i përditshëm i luleshtrydheve ju ndihmon të kontrolloni më mirë nivelin e yndyrnave në gjak!

Kujdes: kërkoni luleshtrydhe të stinës, të vendit dhe të rritura pa kimikate. Kjo vërehet nga madhësia e tyre dhe ngjyra!

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?