Zgjidhet “dilema” e Ditës Botërore të Larjes së Duarve

Menjëherë pas shpalljes së pyetjeve nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë për testimin e infermierëve mjekët dhe infermierët larja e duarve 2reaguan për absurditetin e tyre. Pyetje që sipas tyre nuk kishin lidhje me punën reale që bëjnë mjekët dhe infermierët tanë. Një ndër pyetjet që u diskutua më shumë ishte dhe ajo që kërkonte të gjendej Dita Botërore e Larjes së Duarve.

E meqë në shërbimin spitalor të vendit tonë nuk ka as sapun bluzat e bardha nuk e kishin menduar ndonjëherë një pyetje të tillë. Në fakt, vështirë ta kenë mësuar. Megjithatë është vetë administrata që i jep përgjigje kësaj pyetje.

Dita Botërore e Larjes së Duarve është 5 maji.

Kështu, në vitet në vazhdim do të kujtojmë jo vetëm 5 majin si Ditën e Dëshmorëve, por edhe 5 majin si Dita Botërore e Larjes së Duarve, të sjellë në vëmendje nga rilindasit rozë./ D.C.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim