Vaksinimi, rëndësia tek fëmijët

Prof. Raida Petrela është mjeke pediatre infeksioniste, pranë Shërbimit të Pediatrisë Infektive në QSUT. Ajo e ushtron këtë profesion që nga viti 1987 pranë këtij shërbimi. Njëkohësisht është pedagoge e Fakultetit të Mjekësisë, duke dhënë një kontribut të gjatë profesional e pedagogjik, në edukimin e brezave të studentëve dhe pjesë e punës së madhe në menaxhimin dhe mjekimin e sëmundjeve infective.

  1. VaksinimiA është i rëndësishëm vaksinimi?

Vaksinat pa dyshim janë pjesë e rëndësishme e shëndetit publik. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve ngjitëse. Kalendari ynë kombëtar i vaksinimit, është nga më të kompletuarit. Introduksioni i vaksinës ndaj Hepatitit B në 1995, vaksina ndaj H Influenzae në 2009, dhe më pas vaksina kundër pneumokokut kanë plotësuar më së miri këtë kalendar. Kjo është një punë mjaft cilësore e Institutit të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë, duke ju përmbajtur më së miri rekomandimeve të OBSH. Këto institucione, janë në përpjekje e sipër për futjen e vaksinës së Rotavirusit.

  1. Cila është mosha më e rëndësishme që duhet të vaksinohet?

Vaksinimi është i rëndësishëm që pas lindjes, që fillon me aplikimin e vaksinës B.C.G. kundër Tuberkulozit, dhe vaksinën kundër Hepatitit B të cilat aplikohen tek i porsalinduri, për të vazhduar më tej me kalendarin sipas moshës.

  1. A është i rëndësishëm vaksinimi i të sëmurëve kronikë që shtrohen në spital?

Vaksinimi i fëmijëve me imunodefiçenca të lindura apo të fituara (si të sëmurët me HIV), është mjaft i rëndësishëm, pasi këta fëmijë janë të ekspozuar ndaj disa infeksioneve që mund të parandalohen nga aplikimi i vaksinave. Rezultatet e imunizimit janë të dukshme edhe për fëmijët me sëmundje malinje apo ato të transplantuar. Për këtë kontigjent të sëmurësh, rekomandimet për vaksinat kërkojnë mendimin e specialistit./QSUT

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim