Cili është mëngjesi më i mirë në një ditë provimi?

Hulumtimet tregojnë që, nëse hani mëngjes, keni tendencë të bëni më mirë provimet. Për një mëngjes të mirë duhen përfshirë karbohidratet, të tilla, si: tërshëra, buka e grurit apo drithërat me sasi të pakta sheqeri, që ofrojnë energji e cila çlirohet Mengjes para provimitngadalë. Shtoni dhe një ushqim me proteina, si: qumësht, kos ose vezë, për t’ju bërë të ndiheni të ngopur. Në ditën e provimit synoni të përfshini dhe ushqim të pasur me yndyrë Omega 3, të tilla, si skumbri e tymosur, pasi mendohet të kenë ndikim në pjesët e trurit.

Shembuj:

-Nuk keni kohë për mengjes? Një gotë e madhe me qumësht dhe biskota ose pak djath dhe një mollë.

-Kos, banane dhe fara për një miks të mirë të proteinave dhe karbohidrateve.

-Vezë e zier dhe bukë e thekur është mëngjesi që ju mban të ngopur.

-Për drithëra më të shijshme mund të përdoret një recetë me arra dhe fruta.

-Tost me miell të pasitur me salmon dhe vezë të tymosura që ju jep porcion të mirë të Omega 3.

/ Përshtati në shqip: Elsa Musaj

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?