Siguria rrugore, Ekonomi: Nuk kemi mjaftueshëm specialistë, ekspertët: Privatizoni sistemin

Në tryezën për sigurinë rrugore, organizuar nga OBSH-ja me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit e Sportit dhe Ministrisë së Siguria rrugore 14 maj 2015Punëve të Brendshme, ekspertët kërkuan që puna të fillojë nga autoshkollat, pasi, sipas tyre, aty fillon edhe baza e problemit. Sigurisht, patentat e blera, patentat që u jepen njerëzve që nuk përmbushin kriteret për ta patur e ndër to edhe kriteret shëndetësore janë kthyer në problem serioz për sigurinë rrugore.

Kështu zv.ministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi, u përfshi në një debat me një nga ekspertët ku iu kërkua që t’i hiqet e drejta shërbimit ambulator për lëshimin e dosjes shëndetësore, pasi nuk ka specialistë, sidomos nëpër rrethe. Kjo gjë u pranua edhe nga vetë zv.ministrja Ekonomi, e cila tha se është e ditur që numri i specialistëve në rrethe sidomos, nuk e mbulon dot numrin e madh të popullsisë. Si zgjidhje ministrisë iu propozua që ky shërbim t’u kalohet shërbimeve private, në mënyrë që të ketë më justifikime as për mangësi, as për cilësi./D.C.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim