Sëmundjet e gjendrës tiroide, çfarë problemesh japin

Për gazetën “Shëndet+”, mjeku Viktor Qereshniku, kirurg i përgjithshëm

Disa nga shenjat kryesore janë:

– Rritja e përmasave të gjendrës është e ndryshme, nga një nodus i vogël deri në një xhungë e madhe në pjesën e përparme të qafës.
– Një ndjenjë shtypjeje në zonën e qafës.
–Gjendra tiroide Vështirësi në frymëmarrje, kollë, frymëmarje vërshëlluese (për shkak të shtypjes së trakesë) që është e rrallë.
– Vështirësi në gëlltitje (për shkak të shtypjes së ezofagut), edhe kjo është e rrallë.
– Ngjirje të zërit.
– Shtypja e venave të qafës.
– Marrje mendsh kur krahu ngrihet sipër kokës.
– Rrahje të shpejtuara të zemrës.
– Djersitje e shumtë.
– Dridhje të duarve.
– Nervozizëm.
– Lodhje e pamotivuar, kapsllëk, lëkurë e thatë.
– Shtim në peshë.
– Çrregullime menstruale.

Diagnoza

Diagnoza e strumës zakonisht bëhet nga ekzaminimi klinik tek mjeku. Kur verifikohet apo dyshohet për praninë e strumës, rekomandohen analizat e funksionit të tiroides, për të përcaktuar nëse gjendra është në fazën aktive apo hiperaktive. Analizat e mëtejshme do të variojnë nga vlerësimi i testeve të funksionit të gjendrës. Më e zakonshme është që të bëhet një Ekografi e tiroides apo ekzaminimi me shintigrafi me jod radioaktiv, apo edhe të tjera në varësi të patologjisë së menduar (beninje, malinje, infeksioze, etj)

Postime të ngjashme

VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm