E imagjinoni dot që të keni alergji nga uji? Madje, po t’ju zërë shiu rrugës të keni djegie të jashtëzakonshme në vend që të ftoheni. Ose të plakeni që në moshën dyvjeçare? E megjithatë sëmundje të tilla ekzistojnë. Lexoni më poshtë 10 sëmundje vërtet të habitshme:
1. Morgelon
Rreth 14 000 persona në botë vuajnë nga ndjesia e zvarritjes, pickimit, rraskapitjes, kruajtjes dhe shpërthimi i fibrave të çuditshme blu, të zeza dhe të kuqe që karakterizojnë këtë sëmundje. Emërtimi vjen që nga shekulli XVII, ku në Francë u shfaq një gjendje e çuditshme e lëkurës dhe ku fëmijët vdiqën në mënyrë misterioze pasi u kishin dalë “flokë të zinj”. Megjithatë, ka një debat mes shkencëtarëve nëse kjo gjendje ekziston në të vërtetë. Disa nga ata, besojnë se mund të jetë një formë iluzioni, ku njerëzit besojnë se janë të prekur nga parazitë. Kështu, fibrat që shfaqen në lëkurë mund të jenë thjesht ekzema apo zgjebë.
2. Progeria
Kjo është një sëmundje e lindur. Të prekurit nga kjo sëmundje kanë një pamje rrënqethëse si pasojë e plakjes së parakohshme dhe zakonisht vdesin në moshën 13-vjeçare. Fëmijët e prekur karakterizohen nga zhvillime anormale të fytyrës, fryrje, sy të dalë, nofull e pazhvilluar dhe në moshën 2-vjeçare humbasin flokët, vetullat e qerpikët. Të sëmurët gjithashtu humbasin shtresën yndyrore poshtë lëkurës, duke shkuar kështu drejt infarkteve apo atakeve kardiake. Shkencëtarët së fundi kanë shpresë se FTI (farnesyltransferase inhibitors), kurë e përdorur për të sëmurët me kancer, mund të trajtojë disa nga çrregullimet që shkakton progeria.
3. Alergjia e Ujit
Është një sëmundje tepër e rrallë. Sot në botë ka vetëm 30 persona të infektuar me këtë sëmundje. Të prekurit kanë alergji nga uji. Ky çrregullim është i lindur e shfaqet në etapa të vona të jetës. Një rast i tillë është identifikuar edhe në prill të këtij viti ku një nënë 21-vjeçare e kishte të pamundur të pinte ujë apo të lagej nga shiu, pasi menjëherë zhvillonte djegie të jashtëzakonshme. Njerëz të tillë nuk mund të pinë ujë, por vetëm kola dietike.
E qeshura e vdekjes njihet më shumë si Kuru dhe e ka prejardhjen nga fiset kanibale në Guinenë e Re. Kjo sëmundje karakterizohet nga shpërthime i të qeshurave manjake. Fizikantët amerikanë vëzhguan meshkuj dhe femra me gjymtyrë që u dridheshin gjithë kohës. Por pas tre muash të sëmurët fillonin të tundeshin, ngecnin, humbisnin aftësinë për të folur e lëvizur para se të vdisnin. Pas autopsisë së bërë u pa se kjo vinte nga prania e vrimave në tru. Pas studimesh të tëra u evidentua se infeksioni ishte përhapur në të gjithë fshatin si pasojë e zakonit që të hanin pjesëtarët e familjes pasi ata vdisnin. Kur ky kanibalizëm u zhduk, u pa se edhe epidemia u eleminua.
5. Sindroma e theksit të huaj
Ata që vuajnë nga kjo sindromë e gjejnë veten duke folur në mënyrë të pashpjegueshme në një dialekt të panjohur. Janë regjistruar vetëm 60 raste të këtij fenomeni në gjithë botën. Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit zbuluan se të prekurit kishin të njëjtat anomali në tru që u shkaktonin rritje të zërit, zgjatjen e zanoreve e çrregullime të tjera. Ata jo domosdoshmërisht duhet të njohin theksin që përdorin.
6. Sindroma e Lizës në botën e çudirave
Sipas manualit të Oksfordit, personat që vuajnë nga kjo simptomë i perceptojnë objektet si shumë herë më të vegjël seç janë në të vërtetë. Kjo sindromë mund të ndikojë edhe në sensin e të dëgjuarit e të prekurit. Sindroma shoqërohet me dhimbje koke e migrenë. Kjo sëmundje e ka marrë emrin nga libri “Liza në botën e çudirave” të Luis Karolit.
7. Fibrodisplasia ossificans progressive (FOP)
Kjo është një sëmundje e rrallë që prek 1 në 2 milionë njerëz si pasojë e së cilës të gjitha nyjet e ligamentet e trupit pësojnë metamorfozë, duke çuar në deformim kockor. Deformimi është i lindur e karakterizohet nga një deformim i gishtit të madh të këmbës që është i dukshëm që në lindje.
8. Porfyria
Kjo sëmundje karakterizohet nga urina e jashtëqitja lejla. Kjo e bën mjaft të turpshme këtë sëmundje. Disa nga simptomat e tjera të përfshira janë edhe dhimbje shumë të forta barku, të vjella, konstipacion, kruajtje, fryrje, ndjeshmëri ndaj diellit. Kjo sëmundje mund të shkaktojë gjithashtu edhe rritje të flokëve në pjesën e ballit. Toksina që prodhohet në këtë sëmundje, mund të shkaktojë ngjyrosjen e pjesëve të trupit pas ekspozimit në diell. Thuhet se nga kjo sëmundje ka vuajtur edhe mbretëresha Mari e Skocisë.
Zakonisht të sëmurët janë gra statëzëna apo fëmijë që mund të zhvillojnë një oreks të çuditshëm për substanca joushqimore, si: bojë, argjilë, plastelinë, baltë apo produkte që konsiderohen të tilla, si: oriz i pabërë, miell, kripë. Rast i tillë konsiderohet kur oreksi zgjat më shumë se një muaj dhe të sëmurët konsiderohen si të papërshtatshëm për ngrënien e këtyre produkteve. Kjo sëmundje lidhet me një deficencë mineralesh në trup.
10. Sindroma Moebius
Moebius është shumë e rrallë, gjenetike dhe karakterizohet nga paraliza e plotë e fytyrës. Të prekurit nga kjo sëmundje nuk mund t’i mbyllin sytë, të shikojnë nga njëra anë në tjetrën dhe as të formojnë ndonjë shprehje fytyre. Shpesh kjo sëmundje shoqërohet me anomali gjymtyrësh, këmbë të shtrembëruara apo mungesë gishtash. Sipas Fondacionit të Sindromës Moebius, shumica e rasteve janë të izoluara e pa histori familjare.
Përgatiti: Mirsada Ishmakej




