Heqja e qimeve pubike, ç’duhet të dini (qimet në zonën e bikinit)?

Sipas një studimi të publikuar së fundmi, shumica e grave pas heqjes së qimeve në pjesën e bikinit, përballen me infeksione në këtë pjesë të trupit.

bikinRreth 87% e femrave amerikane i heqin qimet që në këtë zonë.

Sipas studimit të publikuar tek Gazeta Amerikane e Obstetrisë dhe Gjinekologjisë (American Journal of Obstetric and Gyneacology), mënyra më e zakonshme për të hequr qimet pubike është nëpërmjet briskut, mënyrë e cila nuk është e dhimbshme, nuk kushton dhe nuk harxhon kohë.

Hug Byrn (Hugh Byrne) gjinekolog, flet për rreziqet e vërteta që mund të vijnë si pasojë e heqjes së qimeve pubike.

Heqja e qimeve mund t’ju sjellë infektim të zonës intime: ky infektim mund të shkaktohet nga bakteret që hyjnë në trup nëpërmjet gjendrave të qimeve. Byrn shpjegon se ky infeksion kurohet nëpërmjet antibiotikëve.

briskHeqja me brisk dhe heqja me dyll janë e njëjta gjë: Byrn shpjegon se duke qenë se qimet pubike nuk rriten normalisht, as heqja me brisk dhe as heqja me dyll nuk i eliminojnë totalisht ato. Prandaj dhe nuk ka dallim mes dy mënyrave të depilimit.

Qimet që rriten përbrenda nuk janë të rrezikshme- Heqja me dyll apo me brisk shkakton qime që rriten në brendësi të lëkurës. Ato mund të jenë të pakëndshme apo të dhimbshme, por nuk janë të rrezikshme për jetën tuaj.

Kremi depilues është një metodë e mirë- Kremrat depilues përdorin kimikatet për heqjen e qimeve, duke mos dëmtuar lëkurën. Por shumë prodhues të kremrave nuk e këshillojnë përdorimin e tyre në zonën gjenitale.

Heqja e qimeve pubike mund të rrisë rrezikun e prekjes nga STI- kjo ndodh pasi heqja e qimeve ndikon në membranën e lëkurës duke e bërë më të lehtë futjen e baktereve në trup.

Shkurtimi i qimeve pubike është më pak e rrezikshme– shkurtimi i qimeve është një alternativë e sigurtë, pasi kështu nuk dëmtohen gjendrat. I vetmi problem është se ky proces mund t’ju shkaktojë kruarje ndërsa qimet rriten. Nëse përdorni pajisje elektrike për të kryer këtë proces, tregoni kujdes afër zonës gjenitale.

Heqja e qimeve pubike është më e rrezikshme për gratë mbipeshë- sipas një studimi amerikan, ekzistojnë 2 herë më shumë komplikime gjatë këtij procesi për gratë të cilat janë mbipeshë. “Qimet e shkurtra ka shumë mundësi të hyjnë në mish”, thotë Byrn.

Çdo gjë varet nga ju- pavarësisht gjithçkaje, mënyrat e heqjes së qimeve pubike janë preferenca personale, ju thjesht duhet të keni kujdes dhe të jeni të vetëdijshëm për rreziqet me të cilat mund të përballeni. Në disa shtete ky proces është praktikuar për shekuj me radhë. Nëse jeni të shqetësuar për ndonjë infeksion të mundshëm, konsultohuni me mjekun tuaj para se të vendosni të merni një hap të tillë./Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit