Si ta merrni vitaminën D nga rrezet e diellit?

Vitamina D është e domosdoshme për eshtra të shëndosha dhe kjo vitaminë merret nga rrezet e diellit. Çdo njeri ka nevojë për vitaminë D për të përthithur kalcium dhe fosfor nga dieta e tyre.

Mungesa e vitaminës D mund të çojë në dobësimin e eshtrave dhe deformime të kockave. Tek fëmijët, mungesa e kësaj vitamine mund të çojë në rakit. Tek të rriturit, ajo çon në osteomalaci, e vitamina d e bukurcila shkakton dhembje të kockave.

Si mund ta merrni vitaminën D?

Burimi kryesor i saj janë rrezet e diellit, në mënyrë direkte mbi lëkurë. Vitamina D mund të merret dhe nga ushqime të ndryshme si: vezë, peshk, salmon, sardele, vajra të ndryshëm, produktet e qumështit, produktet e sojës etj.

Sa kohë duhet të kaloni në diell?

Kjo gjë ndryshon në varësi të individit, duke marrë parasysh një sërë faktorësh. Këtu mund të përfshihet, lloji i lëkurës (sa e errët është ajo dhe për sa kohë mund të nxihet nga rrezet e diellit), nga koha e vitit, apo në çfarë ore të ditës ekspozoheni në diell. Gjithsesi, periudha të shkurtra ditore të ekspozimit në diell, pa krem kundra diellit, gjatë muajve prill-tetor, janë të mjaftueshme për disa njerëz që ta marrin vitaminën D në mënyrë të mjaftueshme. Periudha kohore gjatë një dite është 10- 15 minuta. Sa më e madhe të jetë sipërfaqja e lëkurës që është e ekspozuar në diell, aq më shumë mundësi keni që ta merrni vitaminën D.

Njerëzit me lëkurë të errët duhet të qëndrojnë disa minuta më shumë të ekspozuar në diell, për ta marrë këtë vitaminë.

Kush është më i rrezikuar nga mungesa e vitaminës D?

Disa grupe njerëzish kanë mungesa të vitaminës D dhe duhet të marrin më shumë shtesa vitamine se grupet e tjera të njerëzve:

  • Gratë shtatzëna dhe nënat me fëmijë në gji
  • Foshnjat dhe fëmijët e vegjël nga 6 muajsh – 5 vjeç
  • Të moshuarit – mbi 65 vjeç
  • Njerëzit që nuk janë shumë të ekspozuar shumë ndaj diellit (p.sh.: ata që e mbajnë lëkurën të mbuluar)

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?