Takat e larta, rrezik për deformimin e kyçeve të këmbëve

taka te lartaNjë palë taka të larta mund ta plotësojnë më së miri një veshje të zakonshme. Por gratë të cilat i përdorin shpesh ato, më shumë se sa benefite do të kenë probleme me shëndetin e tyre.

Sipas studimeve më të fundit të publikuara, takat mund të shkaktojnë çekuilibër të dëmshëm në gjymtyrët e këmbëve.

Hulumtuesit kanë zbuluar efektin që mund të sjellë mbajtja e takave në përditshmëri dhe dolën në përfundimin se në fillim kemi të bëjmë me forcim të muskujve rreth e rrotull kyçit të këmbës, e më pas me probleme të tjera akoma më të rrezikshme për shëndetin.

“Është e kuptueshme që për profesione të caktuara përdorimi i takave  është i nevojshëm, por këto gra nuk e kuptojnë se çfarë dëmi i bëjnë shëndetit të tyre pasi dobësojnë ndjeshëm ekuilibrin” thotë dr. Jong Sek (Yong Seok) nga Universiteti Hanseo në Korenë e Jugut.

takaaEkipi i dr. Sek ka marrë në studim 40 gra të cilat kanë mbajtur veshur taka 10 cm të larta(ose edhe më të larta) 3 herë në javë duke matur forcën e kyçit të këmbës të tyre.

Ata dolën në konkluzionin se përdorimi i shpeshtë i takave të larta shkakton çekuilibër të muskujve duke lënduar dhe deformuar kyçin e këmbës, duke deformuar kyçin, gjithashtu shkaktojnë  dhimbje të forta këmbësh.

Rekomandohen të bëhen vazhdimisht ushtrime me këmbët dhe gishtat e këmbëve dhe sigurisht sa më pak taka të larta./BBC News/Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj