Përbërësit
- 1 kokë lakër mesatare (jeshile)
- ½ gotë kikirika të pakriposur, të pjekur pak
- 0,5 kg fasule të zeza të ziera
0,5 gjethe koliandër (ose majdanoz nëse nuk gjeni)
I përzieni të gjithë përbërësit
Salca:
- 4 lugë të mëdha vaj ulliri
- 2 speca djegës turshi, të vegjël
- 2 lugë të mëdha xhenxhefil të grirë
- 2 hudhra të shtypura
- 1 lugë të vogël sheqer kaf ose mjaltë
- 1 lugë të madhe salcë soje
Përgatitja:
I përzieni të gjithë përbërësit përveç vajit të cilin ia hedh pak nga pak duke i përzier që të trashet disi. I bashkon me sallatën dhe i lë pak në frigorifer.


