Spitali i Traumës pa ujë, në rrezik jeta e pacientëve: faji i kopshtarit?!

spitali-ushtarakSpitali i Traumës sot është pa ujë. Mjekët thonë se ditën e tjera ka pasur ujë me orar të kufizuar, por gjatë ditës së mërkurë, uji është bllokuar tërësisht.

Një gjë e tillë sjell probleme të mëdha në punën e tyre, pasi mungesa e ujit çon në probleme me çdo gjë që lidhet me spitalin, rrezikon shëndetin e pacientëve, ndërsa rrit rrezikun që të gjithë të dëmtohen edhe më shumë.

Gazeta “Shëndet+” iu drejtua drejtorisë së Qendrës Spitalore, nga inxhinieri i së cilës mori si përgjigje: “Spitali paguan çdo muaj për ujin 36 milionë lekë. Kur ka ujë Lapraka, ka ujë dhe spitali. Nëse Lapraka nuk ka ujë, edhe këtu mungon. Për të shmangur probleme të tilla, ne kemi një depozitë e cila mund ta furnizojë spitalin për 4 orë. Sot kopshtari ka vaditur me ujin e pijshëm dhe prandaj ka pasur edhe mungesë të tij. Gjithsesi duam të theksojmë se në spital ujë ka, vetëm se është me orar”. Ende nuk arrihet të kuptohet se si kopshtari mban përgjegjësinë e lënies pa ujë të një qendre spitalore si ajo e Traumës./ Shëndet+

.

Postime të ngjashme

Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?