Pse karbohidratet i nevojiten trupit

Karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë. Shumë nga organet e trupit si: zemra, mushkëria, veshkat dhe truri kërkojnë të marrin sasinë e nevojshme të karbohidrateve për të funksionuar si duhet.

good carbsShpeshherë kur flitet për karbohidratet, ato konsiderohen si të dëmshme për dietat (sidomos kur jeni duke ndjekur një dietë për të rënë nga pesha), por nëse përzgjidhen ushqimet e duhura kjo hipotezë bie poshtë.

Ka shumë ushqime me përmbajtje karbohidratesh, por frutat janë ato që kanë përmbajtjen më të lartë. Ka dy lloje karbohidratesh:

Karbohidratet komplekse: janë ato që na japin energji për një kohë të gjatë, ku mund të përfshijmë: perimet, patatet, pataten e ëmbël, panxharin, drithërat, thjerrëzat, orizi, gruri. Këto pra, janë karbohidratet që ju duhen.

Karbohidratet e thjeshta: të përbëra nga 1 ose 2 molekula sheqeri, janë burim i shpejtë i energjisë. Këto karbohidrate gjenden tek mjalti, lëngjet e frutave dhe ëmbëlsirat. Për të evituar sasinë e lartë të sheqerit që merrni nga frutat, mund të zgjidhni të konsumoni manaferra, boronica, pjepër, kumbulla, pasi sasia e sheqerit që ato përmbajnë është e ulët.

Për një dietë të ekuilibruar rekomandohet që 1/3 e ushqimit tuaj të përditshëm të përbëhet nga karbohidratet komplekse. Fibrat që përmbajnë këto ushqime, janë të rëndësishme për shëndetin.

Nëse bëni vazhdimisht aktivitet fizik (palestër, vrap, ushtrime gjimnastikore, kërcim) konsumimi i ushqimeve me përmbajtje karbohidratesh mund të jenë “karburanti” juaj i energjisë./Daily Mail/Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet