Ndërlikimet e lidhura me shtatzëninё janë shkaqet më të shpeshta të vdekjes për vajzat 15-19 vjeçare
Më shumë se 15 milion adoleshente (10-19 vjeç) bëhen nëna çdo vit nё botё. Nevoja për kontracepsion pёr tё rinjtё është edhe më e qartë në dritën e faktit se ndërlikimet e lidhura me shtatzëninё janë shkaqet më të shpeshta të vdekjes për vajzat 15-19 vjeçare.
Në dekadat e ardhshme, numri i adoleshentëve në botë pritet të rritet në mënyrë dramatike. Rezultati do të jetë grupi më i madh ndonjëherë në histori i të rinjve që do të jenë seksualisht aktiv, dhe për këtë arsye ka nevojë për kontracepsion. Adoleshentët kanë të drejtën për shëndet dhe planifikim familjar.
Cilat mund tё jenё pengesat e aksesit tё adoleshentёve pёr kontracepsion?
Mungesa e shërbimeve miqësore për të rinjtë. Për shumë adoleshentё, thjesht nuk ka asnjë mënyrë për të patur akses në informacione lidhur me shërbimet shëndetësore dhe metodat kontraceptive. Kjo ndodh kryesisht për shkak se programet e planifikimit familjar përqendrohen tek gratë e martuara dhe nuk kanë për qëllim të përmbushin nevojat e të rinjve. Nё mё tё shumtёn e rasteve, orari i shёrbimeve nё pikat shёndetёsora shpesh nuk është i përshtatshëm për të rinjtë.
Shërbimet miqësore për të rinjtë
Shërbimet miqësore pёr tё rinjtё janë ato të cilat tërheqin efektivisht të rinjtë duke iu përgjigjur nevojave të tyre dhe duke i mbajtur ata në përkujdesje të vazhdueshme. Shërbimet miqësore për të rinjtë ofrojnë shërbime të shëndetit seksual dhe riprodhues bazuar në të kuptuarit e gjerë të asaj që dëshirojnë të rinjtë në një shoqëri/komunitet të caktuar. Ato bazohen në kuptimin dhe respektimin e jetës reale dhe të ndryshme të të rinjve në fushën e shëndetit seksual dhe riprodhues.
Një shërbim miqësor për të rinj i organizuar nё pёrshtatje tё kushteve arrin të plotësojë nevojat e tё rinjve dhe i drejton ato me kujdes, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh të shëndetit seksual dhe riprodhues. Disa nga shёrbimet më të nevojshme janё: këshillimi dhe ofrimi i kontraceptivëve (duke përfshirë kontraceptivin e urgjencës); këshillimi, parandalimi, diagnostikimi dhe trajtimi i IST; kujdesi para dhe pas lindjes; këshillimi mbi abuzimin seksual; këshillimi për marrëdhëniet seksuale; shërbimi i abortit tё sigurt dhe kujdesi pas abortit.
Arsyet pse të rinjtë mund të ngurojnë të kërkojnë ndihmë, lidhen me oraret e papërshtatshme, shërbimet jomiqësore, shqetësimet për konfidencialitetin, frikёn nga paragjykimi/diskriminimi (sidomos për vajzat aktive seksualisht), frikën nga të trajtuarit pa respekt, rastet kur këto shërbime s’arrijnë të bëhen familjare, si dhe kostot e larta. Ofruesit e shёrbimeve duhet të jenë të ndërgjegjshëm për tё gjitha kёto pengesa tё mundshme dhe t’i adresojnё ato duke ofruar një mjedis mbështetës dhe nxitës, shpesh edhe me pёrfshirjen e prindërve, partnerëve, miqve, mësuesve, drejtuesvve fetarë dhe gjithë atyre që mendohet se janë të përshtatshëm dhe kanë ndikim tek tё rinjtё.
Pengesat ligjore dhe sociale
Kufizimet sociale, kulturore apo fetare mbi seksualitetin e adoleshentëve mund të çojnë në krijimin e barrierave në lidhje me planifikimin familjar Kjo është një pengesë e madhe, pasi prindërit apo tё afёrmit nuk mbështesin gjithmonë dëshirën e një të riu për planifikim familjar, ose vendimin e tyre për të qenë seksualisht aktiv. Në raste të tjera, edhe në qoftë se nuk ka ligje që ndalojnë aksesin e tё rinjve pёr metoda kontraceptive, ofruesit e shërbimeve shëndetësore mund të refuzojnë të sigurojnë kontracepsionin duke u mbështetur tek bindjet e tyre fetare apo kulturore.
Edukim seksual i kufizuar. Mungesa e edukimit seksual gjithëpërfshirës do të thotë se shumë të rinj nuk kanë informacion të saktё në lidhje me shëndetin seksual dhe riprodhues, pёrfshirё kontracepsionin. Edhe kur edukimi seksual është i disponueshëm në shkollë, ai mund të jetë i një cilësie të dobët. Ekziston gjithashtu edhe një mungesë e përgjithshme e edukimit seksual për adoleshentët të cilët nuk janë në shkollë.
Çfarë është edukimi mbi seksualitetin dhe pse është i rëndësishëm ai?
Pak të rinj arrijnë të përgatiten si duhet për jetën e tyre seksuale. Kjo i bën ata mjaft vulnerabël ndaj detyrimit, abuzimit dhe shfrytëzimit, shtatzënisë së padëshiruar dhe infeksioneve seksualisht të transmetueshme (IST), përfshirë edhe HIV/AIDS. Shumë të rinj i afrohen moshës së të rriturit duke u përballur me mesazhe kontradiktore dhe konfuze për seksualitetin dhe gjininë. Kjo gjendje shpesh rëndohet nga turpërimi, heshtja dhe mosmiratimi i diskutimit të hapur për çështje seksuale nga të rriturit, duke përfshirë edhe prindërit dhe mësuesit, në kohën kur të rinjtë kanë më shumë nevojë për edukim mbi seksualitetin.
Edukimi efektiv mbi seksualitetin mund t’iu sigurojë të rinjve informacionin e përshtatshëm për moshën, për kulturën përkatëse dhe shkencërisht të saktë. Ai përfshin mundësi të strukturuara për të rinjtë për të eksploruar qëndrimet dhe vlerat e tyre, dhe për të praktikuar vendimmarrjen dhe aftësitë e tjera të jetës, të cilat atyre ju duhen për të bërë zgjedhje të informuara për jetën e tyre seksuale .
Ndërsa nuk është realiste të presësh që një program i vetëm i edukimit të mund të eliminojë rrezikun pёr IST/HIV, shtatzëni tё padëshirueshme, shfrytëzimin seksual detyrues apo abuziv, programet e hartuara dhe zbatuara siç duhet mund të reduktojnë disa nga këto rreziqe dhe vulnerabilitetin e vetkuptueshëm. Edukimi efektiv mbi seksualitetin është i rëndësishëm për shkak të ndikimit të vlerave kulturore dhe besimeve fetare tek të gjithë individët, dhe sidomos tek të rinjtë, në të kuptuarit e kësaj çështje prej tyre dhe në menaxhimin e marrëdhënieve me prindërit e tyre, mësuesit, të rritur të tjerë dhe komunitetet e tyre. Mjediset shkollore ofrojnë një mundësi të rëndësishme për të arritur një numër të madh të rinjsh përmes edukimit mbi seksualitetin para se të bëhen seksualisht aktiv, si dhe një strukturë të përshtatshme (kurrikulen formale), brenda së cilës ta realizojnë atë.


