Prezantohet Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë. Klosi: Program për një rini aktive dhe të barabartë

Në datën 7 korrik, në ambjentet e Muzeut Historik, në orën 19.00 u bë prezantimi i Planit Kombëtar të Rinisë 2015-2020. Ky event u drejtua nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi. Pjesëmarrrës në event ishin edhe zv.kryeministri Niko Peleshi, si dhe përfaqësues të ndryshëm të organizatave jo qeveritare në Shqipëri si një faktor shumë i rëndësishëm Plani Kombetar i Veprimit per Rinine (2)bashkëpunimi për realizimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë. Objektivat kryesore të Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë të prezantuara nga Klosi gjatë janë:

  • Nxitja dhe pjesmarrja e të rinjve në proceset vendim-marrjet demokratike
  • Nxitja e punësimit të të rinjve
  • Shëndeti, sporti dhe mjedisi
  • Edukimi i të rinjve
  • Mbrojtja sociale
  • Kultura dhe vullnetarizmi

Gjatë fjalës së tij, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi tha se ky është projekti që shpreh angazhimin e qeverisë shqiptare për rininë.

“Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë 2015-2020 shpreh angazhimin e qeverisë shqiptare për rininë, ku përfshihen politika ndërsektoriale, objektiva dhe aktivitete të kostuara, të cilat  nëse realizohen në mënyre të suksesshme, do të ndikojnë në zhvillimin e mëtejshëm social ekonomik të rinisë”, tha Klosi.

“Ky do të jetë një aksion i përbashkët për vitet 2015-2020, me një vision tjetër për krijimin e kushteve, mjedisin social dhe Plani Kombetar i Veprimit per Rinine (1)shëndetësor. Programi që sot po paraqesim është miratuar tashmë nga qeveria shqiptare dhe vjen si një diskutim i përbashkët jo vetëm i strukturave të shtetit shqiptar, por shumë më tepër se kaq, pas një diskutimi mbarëkombëtar me të rinjtë në të gjitha qarqet e vendit, duke përfshirë shqetësimet dhe idetë e tyre për të ardhmen”, u shpreh ministri.

Ndërkohë, në mesazhin e  firmosur në faqen e parë të programit, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se: “Plani kombëtar i Veprimit për Rininë shënon një moment të rëndësishëm kthese në mënyrën sesi është sjellë politika me rininë. Rinia ka qënë, si të thuash, një fjalë që qëndron bukur në fjalime e deklarata, por kurrë një prioritet i vendimmarrjes dhe politikës” vazhdon mesazhi i Ramës. Prandaj ndihemi krenarë, vazhdon kreu i vendit, që sot, dy vjet pas zotimit tonë se rinia do të jetë një nga prioritetet e Aleancës për Shqipërinë Europiane”.

Pjesëmarrës gjatë këtij prezantimi ishte edhe zv.kryeministri Niko Peleshi i cili u shpreh se 10% e të rinjve që janë pjesë e internshipit do të fillojnë punë. “Çdo njeri e ka talent  dhe janë shumë pak ata që e zbulojnë, me krijimin  e kësaj oferte të gjithë do të kenë mundësinë të zbulojnë aftësinë e tyre” tha Peleshi.

Hartimi i Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë u mbështet nga UNFPA (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë)./ Shëndet+

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim