Informim i shëndetshëm për një jetë të shëndetshme

 

Informim, ndërgjegjësim dhe edukim për të pasur një stil jetese të shëndetshme. Këto ishin mesazhet kryesore që u morën nga dy tryezat e realizuara na komunën Komsi në lidhje me hipertensionin. Shoqata “Together For Life”, me mbështetjen e projektit HAP, realizoi këto dy tryeza me qëllim rritjen e njohurive të popullatës mbi 18 vjeç në komunën Komsi, lidhur me Komsi (2)hipertensionin, si faktorët e riskut, mënyrën e parandalimit, komplikacionet dhe rëndësinë e trajtimit. Gjithashtu,  në tryezat e realizuara me komunitetin dhe përfaqësues të pushtetit vendor lindi ideja e promovimit të shërbimeve që ofrohen në qendrat shëndetësore për hipertensionin, të drejtat e pacientit; çfarë mbulon karta e sigurimit shëndetësor etj. “Ne kemi nevojë për informim dhe depistim. Kontrolli i hipertensionit është shumë i domosdoshëm. Ne nuk dimë as si të ushqehemi, as si ta trajtojmë sëmundjen. Ndaj është me shumë interes që popullata të dijë më shumë”, thekson banorja e Komsisë, Violeta Uka.

Specialistët e shëndetit publik, Engjëll Mihali dhe Genta Qirjako realizuan planin e veprimit për vitin 2015 pikërisht në këtë komunë.

Komsi (1)Nga statistikat aktuale të deklaruara në Qendrën Shëndetësore të Komsisë kemi rreth 350 banorë të evidentuar si persona që vuajnë nga tensioni i lartë arterial, megjithëse jemi të bindur që duhet të ketë edhe shumë të tjerë të pazbuluar apo në mosdije të faktit që mund të jenë kontigjent me prirje për hipertension. Shumica e këtyre janë me HTA të stadit të dytë dhe të moshës mbi 60 vjeç. Po ashtu ka të tjerë banorë që e kanë të shfaqur HTA-në dhe nuk e dinë këtë, duke mos u kuruar për ta mbajtur atë nën kontroll.

Projekti “Shëndet Për të Gjithë”, po mundësohet nga  Swiss Tropical and Public Health Institute, Terre des Hommes and Save the Children, zbatues i projektit “Shëndet për të gjithë”, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Kooperim (SDC).

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim