Arras, përparësi për pajisjen me kartën e shëndetit

Banorët e fashtit Arras, e cilësojnë si një problematikë të madhe mungesën e kartës së shëndetit. Në vijim të aktiviteteve të mbështetura nga projektit HAP (“Shëndet Për të Gjithë”), banorët e Arrasit dhe përfaqësues të pushtetit vendor u vu theksi tek ndërgjegjësimi i Arrasipopullatës në lidhje me pajisjen me kartën e shëndetit dhe benifitet që sjell ajo. Ne kemi një numër të madh banorësh që nuk kanë kartë shëndeti, ne duhet të ngremë një strategji për pajisjen me këtë kartë. Është problem edhe fakti që këta pacientë duhet ta rinovojnë kartën një herë në 3 muaj dhe kjo bëhet pengesë për banorët që ta kenë gjatë atë”, pohon Islam shehu, infermier në komunën Komsi.

Gjithashtu në këtë komunë gjatë tryezave u ra dakord që që krahas temës që lidhet me informimin e popullatës së komunës Arras me marrjen e Kartës së Shëndetit dhe mundësive që të ofron pasja e saj, të punohej edhe për problemet e HTA në zonë, pasi ashtu si edhe për Burrelin dhe Bulqizën, edhe në rrethin e Dibrës hipertensioni ështe një problem prioritar, që meriton vëmendje të veçantë.

Projekti “Shëndet Për të Gjithë”, po mundësohet nga  Swiss Tropical and Public Health Institute, Terre des Hommes and Save the Children, zbatues i projektit “Shëndet për të gjithë”, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Kooperim (SDC).

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim